Vendosni fjalën kyçe....

Thaçi dhe Haradinaj lënë pas mosmarrëveshjet, bëhen bashkë me Ramën në tavolinë (FOTO)


Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dhe presidenti Hashim Thaçi, duket se kanë lënë pas për pak çaste diferencat mes tyre, për të darkuar sëbashku, darkë në të cilën ka marrë pjesë edhe kryeministri Edi Rama.

Fotoja është publikuar në rrjetin social të “Instagram”-it nga djali i presidentit të Kosovës, Endrit Thaçi.

Ftesa për këtë darkë duket të jetë bërë pikërisht nga Thaçi, pasi takimi me liderët e politikës në Kosovë, dhe kryeministrin e Shqipërisë, është bërë pikërisht në shtëpinë e tij.

Nga një gotë verë, pak meze, të gjithë duket se po e shijojnë këtë darkë, që vjen pas telefonatave që Thaçi e Rama kanë zhvilluar me John Bolton, këshilltarin e Presidentit Donald Trump, që njihet si filo serb.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *