Vendosni fjalën kyçe....

Merr flakë pallati në Durrës, banorët në urgjencë (FOTO)


Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mbrëmjen e kaluar një banesë në Durrës.

Mësohet se zjarri ka rënë pak para mesnate në katin e nëntë të një pallati, në lagjen nr.1 të qytetit bregdetar. E gjithë zona është mbuluar nga re tymi, ndërsa ngjarja ka shkaktuar panik tek të gjithë banorët.

Katër autoambulanca dhe dy mjete të repartit zjarrfikës shkuan në vendin e ngjarjes, ku disa banorë janë evakuuar, mes të cilëve dhe fëmijë, ndërsa disa prej tyre kanë qenë në gjendje asfiksie.

Gjashtë persona mendohet se janë shoqëruar drejt spitalit por ende nuk dihet numri i saktë i tyre. Sipas “Balkanweb”, dy prej të asfiksuarve,  janë një fëmijë dhe një 30-vjeçar, të cilët janë dërguar në spitalin e Durrësit.

Flakët janë përhapur duke përfshirë edhe dy banesa të tjera.  Dy banesat e prekura nga zjarri janë në katin e tetë dhe të nëntë të një pallati. Ende nuk dihet shkaku i nisjes së zjarrit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *