Vendosni fjalën kyçe....

Vasili-Ibrahimit të KLP-së: Në merak për gjysmat e neneve, por për ato që pamundësojnë mbledhjen, pse nuk flet?


Vasili, Ibrahimi

“Ibrahimi i KLP-së në merak për gjysmat e neneve, por për ato që pamundësojnë mbledhjen, pse nuk flet?”, shkruan këtë të shtunë Petrit Vasili, kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, për Gent Ibrahimin, kreun e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

“Për gjysmat e neneve të shfuqizuara Ibrahimi është në merak dhe bën mirë. Po për gjysmat e neneve, që pamundësojnë mbledhjen e KLP-së dhe për pasojë e bëjnë zgjedhjen e vetë Ibrahimit hiçgjë, përse nuk flet ky i fundit????”, shtjellon më tej Vasili.

Sipas tij KLP-ja thellohet rrezikshem ne rrugen e paligjshmerise.

“Ka disa pyetje të pakapërcyeshme përpara saj. Si e zhvilloi KLP mbledhjen e saj konstituese ?? Si procedoi ?? Si mori vendime ?? E mbledhur pa ligj, pasi nenet janë shfuqizuar, duke bërë edhe zgjedhje e marrë vendime brenda vetes KLP po ecën kundër ligjit dhe jo në krah të tij.”, konstaton Vasili.

Sipas tij, edhe pse te zgjedhur anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, dispozita, që rregullon mënyrën e thirrjes dhe mbledhjes së këtij organi kolegjial nuk ekziston, pasi ato rezultojnë të shfuqizuar (neni 61 dhe neni 159 i ligjit nr.115/2016 “Për organet qeverisëse në sistemin e drejtësisë”, janë shfuqizuar tërësisht).

“Pra, ka vakum dhe mungesë rregullash se si ky organ mblidhet dhe nuk ekziston asnjë rregull se çfarë të drejta ka KLP, çfarë aktesh nënligjore mund të vendose. Referuar këtyre mangësive dhe boshllëkut ligjor të krijuar, as buxheti i saj nuk mund të hartohet dhe as të miratohet dot, as akte nënligjore nuk miratohen dot, as procedime disiplinore nuk realizohen dot, as dënime disiplinore nuk jepen dot, as emërime nuk kryhen dot, as transferime nuk realizohen dot. Nuk ka përcaktim ligjor se si janë përgjegjës dhe çfarë shkeljesh disiplinore, apo si procedohet një anëtar i KLP nga ana disiplinore. Janë shfuqizuar dispozitat që rregullonin këtë proces (neni 5 dhe neni 103 shfuqizuar tërësisht). Kryetari i KLP i zgjedhur misteriozisht ne nje mbledhje KLP te mbledhur pa ligj thote:

“Mos merrni mundimin të vini te KLP-ja dhe të kërkoni disiplinë për prokurorët. Është thjesht e pamundur për shkak të mungesës së ligjit dhe kjo është përgjegjësi e Parlamentit. Politika duhet të mblidhet urgjentisht të miratojë ligjin. Është shumë e vonuar. Nëse politika nuk miraton ligjin, nuk ka asnjë mënyrë për të disiplinuar prokurorët e korruptuar, prokurorët e paaftë”, tha Ibrahimi.”, argumenton Vasili.

Në krye të KLP-së është zgjedhur Gent Ibrahimi. Ai ka pohuar se ka punuar për Fondacionin Shoqëria e Hapur të miliarderit hungarezo-amerikan, George Soros.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *