Vendosni fjalën kyçe....

Rama bën bashkë Veliajn dhe Manastirliun. Mes studenteve i vjen humori: Kur më shkruanit mua në 3 të natës…


 

Edi Rama ka bërë bashkë sot kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn dhe ministren e përfolur si një nga kandidatet potenciale për zgjedhjet e qershorit, rivalen e mundshme të Veliajt, Ogerta Manastirliun.

I pozicionuar mes tyre, Rama ka përjetuar një takim të qetë, ndryshe nga thirrjet e forta “Vrasës, vrasës”, që iu deshën të përballojë Veliaj. Kryebashkiaku nuk ka folur, përveçse kur ka aprovuar batutat e shefit të tij, ndërsa Manastirliut i është lënë më shumë hapësirë nga shefi i saj për sqarime drejt studenteve të Mjekësisë.

Mes tyre, Ramës edhe i ka ardhur humori, ndryshe nga çfarë e kemi parë daljet e fundit në Kuvend ku turfullonte e shante ata që e sulmonin.

Studente në takimin me Ramën, ku u diskutua situata problematike në konvikte

Batutat e Ramës:

“Më intereson mua çfarë thonë këta! Jo po vesh atlete jo pa pantallona…

…Kur më shkruani mua në 3 të natës në whatsup ishit në kat të parë?

Lali do merret me internetin se i intereson të shpërndajë fotot e mbjelljes së pemëve te të gjitha ju! (Veliaj aprovon me kokë dhe duke qeshur) 

Nga je ti? (Studentja i përgjigjet nga Delvina)

Se ju nga Delvina i bëni pyetjet me urdhër!”

 

Kërcënimet dhe sulmi ndaj Mark Markut

Rama është siguruar t’u japë edhe një mesazh pedagogëve që të hënën nisin grevën, duke përmendur njërin prej tyre, Mark Markun.

“Pse nuk shprehen për vlerësimin e titujve?!”, ka pyetur “Live” Rama, duke kërkuar që pedagogët të ndalin tregëtinë e librave me notë.

Pas vettingut të pedagogëve, tezë jo e re e tij, Rama ka dashur të indoktrinojë studentët, duke u përpjekur t’i vërë kundër pedagogëve.

“Unë kam qenë protestues! Nuk kam pyetur njeri se si bëhet protesta! Është e pabesueshme për mua që ju mbas asaj proteste që bëtë prapë nuk kuptoni forcën tuaj!

Dhe ju të pranoni që një grusht pedagogësh t’ju kompleksojnë në këtë farë feje dhe t’ju kërcënojnë! “Shkojmë ne atje dhe ata nuk na lënë…ou!” …Për t’i thënë rektorit dil jashtë se je rehat në shtëpinë tënde dhe merr paga në 13 borde! Dil jashtë!”, u tha Rama studentëve të mjekësisë.

Të hënën, përveç protestës së studentëve, Ramës do t’i duhet të përballet edhe me grevën e pedagogëve. Ministrja e tij, Besa Shahini nuk ka patur durim t’i dëgjojë dje studentët e Shkodrës, por po kështu e paduruar është treguar edhe në komisionet parlamentare. Përfaqësia e pedagogëve që komunikoi me të në ministri, deklaroi për mediet se Shahini nuk mori asnjë angazhim në raport me kërkesat dhe shqetësimet e pedagogëve për studentët./Hashtag.al

Studente në takimin me Ramën

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *