Vendosni fjalën kyçe....

Skënderbeu “bie” në Krujë, vuajtje për Flamurtarin në “shtëpi”


Skënderbeu është mundur në mënyrë surprizë në fushën e Kastriotit në kufijtë e takimit duke rrëshqitur në vendin e pestë të renditjes.

Me këtë humbje mund të thuhet praktikisht se korçarët kanë dalë nga gara për titullin kampion. Në ndeshje që nisi me shumë tenson pasi korçarët akuzuan tifozerinë krutane për dhunë ndaj 3 lojtarëve.

Pavarësisht kësaj, ndeshja u luajt dhe Kastrioti arriti një fitore që e rikthen në garë për mbijetesë pas një goli të shënuar në minutën e 94-ët. Në ndeshjen tjetër të ditës së sotme, Kukësi po fiton në Vlorë ndaj Flamurtarit me rezultatin 2-1 më përfundim të pjesës së parë.

Për kuksianët kjo ndeshje është tejet e rëndësishme për të ruajtur hapin me Partizanin kurse vlonjatët janë në garë për një vend në Ligën e Evropës.

Gjithsesi duhet thënë se ata po hasin probleme financiare pas tërheqjes së presidentit Idrizi dhe kjo pritet të ndikojë edhe në paraqitjen e ekipit në fushën e lojës.