Vendosni fjalën kyçe....

“Rama më quajti pijanec se e shpova aty ku i djeg. Protesta e 16 shkurtit vendimtare” – Shehi


Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, ka deklaruar se zgjedhjet e lira dhe të ndersdhme pas huëm vitesh ishin misioni i vetëm i opozitës.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Shehi tha se protesta e 16 shkurtit e opozitës do ishte e një rëndësie të veçantë për synimet e opozitës.

“Ne duam zgjedhje të lira pas shumë vitesh. Duhet të bëhen në një klimë të re. Ka nevojë për një qeveri tranzitore, nga të gjithë partitë që të ketë fuqi të mjaftueshme.

Që banditët të mos fusin duart në zgjedhje. Zgjedhjet e lira, janë e vetmja mënyrë në demokraci për t’i shërbyer pushtetit. Do ngulmojmë me forcë që të largohet kryeministri.” – tha ai.

Ai ka shpjeguar edhe arsyen prej kryeministri Rama e kishte sulmuar në Kuvend duke e quajtur pijanec. Sipas tij, Rama i bën sulme të tilla për t’i ikur thelbit dhe akuzave ndaj tij për vjedhjen e pasurisë së shqiptarëve.

“Rama merret me çdo njeri, mjafton ta shposh aty ku i djeg. Unë i thashë që ti po e shet Shqipërinë te Turqia, dhe ky është një realitet shumë i trishtueshëm. Dhe ky bëri zhurmë, që ky që po e thotë këtë gjë është një pijanec, është një rrugaç. Ore unë po të pyes çfarë bën me Turqinë, mos u merr me këto pisllëqe rruge.

Nuk përgjigjet për këtë, se është i korruptuar kokë e këmbë dhe merret akuzon. Ky e ka pranu vetë pjesën e karagjozit, ky bën komikun e groteskun nëpër televizione, me shpresën se njerëzit do të harrojnë atë që është e vërtetë. Sepse ky duhet të akuzohet jo sepse vishet me brekushe e atlete, jo sepse foli me atë fjalor në parlament, ky duhet akuzuar se po vjedh paratë e shqiptarëve.” – shtoi Shehi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *