Vendosni fjalën kyçe....

Këlliçi akuza Ramës: Sulmi ndaj Berishës u bë për të nxitur dhunë, skenari dështoi, protestat s’do ndalen


Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka akuzuar kryeministrin Rama se qëndron pas sulmit fizik ndaj kreut të PD-së Berisha në protestën e 6 dhjetorit.

Ai shkruan se sipas fakteve e burimeve që disponon selia blu, pas sulmit qëndron kreu i qeverisë ndërsa synimi i tij ishte prishja e protestës së opozitës e shndërrimi i saj në një reagim të dhunshëm.

Këlliçi, i cili do përfaqësojë opozitën në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023 shton se opozita nuk shkoi pas skenarit në fjalë duke i hequr kryeministrit mundësinë të bëjë kurban opozitën në sy të ndërkombëtarëve.

“Nga të gjithë faktet që disponojmë dhe të gjitha burimet që përcjellin informacion në Partinë Demokratike, të shpien në një emër: Edi Rama! Sulmi ndaj Sali Berishës është orkestruar me synimin për të shpërfytyruar opozitën në një kundër-reagim agresiv, për të gjeneruar dhunë në një protestë paqësore. Opozita shqiptare dhe Sali Berisha nuk i shkuan pas fillit këtij skenari, duke i hequr Ramës mundësinë për të bërë kurban opozitën në sy të ndërkombëtarëve. Opozita nuk bie knock out. Protestat do të vazhdojnë.” – shkruan Këlliçi.