Vendosni fjalën kyçe....

Aksidentohet në Kavajë eskorta e kryeministrit Rama


Eskorta e kryeministrit Rama është përplasur në Gosë të Kavajës.

Lajmi u njoftua fillimisht nga një qytetar, informacioni i të cilit u publikua nga ish-kryeministri Berisha.

Sipas qytetarit eskorta ishte përplasur me një kamion në këtë rrugë por famirësisht nga aksidenti nuk ka pasur të lënduar.

“Eskorta e skizoidit mender krye krye krye … aksident tjetër! Lexoni mesazhin shikoni fotot e qytetarit dixhital! Sb. Pershendetje Doktor Berisha ! Ishte mese e vertete deklarata Juaj qe bari qe ka konsumuar Rama ka qelluar i keq dhe tani kemi nje kryeminister me probleme psiqike . I ka kapur paniku , po e ndiejne fundin e tyre dhe nuk po shohin me se ke kane perpara . Eskorta e tij eshte perplasur sot me nje trajler ne aksin Gose-Rrogozhine”. – shkruan ish-kryeministri Berisha në faqen e tij në “Facebook”.

Në çastin e aksidentit, kryeministri Rama nuk ka qenë në vendngjarje dhe me kamionin është përplasur njëra nga makinat shoqëruese.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *