Vendosni fjalën kyçe....

Ndalohen 6 persona për skedina sportive, policia fton qytetarët të denoncojnë lotot e paligjshme


Policia ka ndaluar 6 opersona në Tiranë pasi akuzohen se kanë organizuar lotari të palejuara.

Ata janë ndaluar dhe po procedohen në gjendje të lirë.

Sipas njoftimit, policia do vijojë kontrollin dhe do godasë aktivitetet e paligjshme në këtë fushë.

“Policia e Tiranës vijon kontrollet në të gjithë qarkun për evidentimin dhe ndëshkimin  e atyre personave që vijojnë ende të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojërave të fatit.

Procedohen penalisht 6 shtetas për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 3 laptopë.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr. 6, proceduan në gjendje të lirë shtetasit:

– I. M., 41 vjeç dhe S. Ç., 65 vjeç, pasi në rrugën “Foto Xhavella”, në një lokal, ushtronin aktivitet të basteve sportive. Në cilësinë e provës materiale u bllokua një laptop.

– B. N., 36 vjeç dhe M. M., 25 vjeç, pasi rrugën “Foto Xhavella” në një lokal ushtronin aktivitet të basteve sportive. Në cilësinë e provës materiale u bllokua një laptop.

– L. Q., 38 vjeç dhe H. M., 57 vjeç, pasi në rrugën “Sokrat Miho”, në një lokal ushtronin aktivitet të basteve sportive. Në cilësinë e provës materiale u bllokua një laptop.

Kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në gjithë qarkun Tiranë deri në ndëshkimin me ashpërsi të subjektit të fundit që ushtron këtë aktivitet anti-ligjor. Policia e Shtetit fton këdo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të tillë të kundraligjshme.” – thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *