Vendosni fjalën kyçe....

Procedimi i dy motrave që humbën babanë, reagon Meta: Kjo ndodh vetëm në shtete të kapura, jo demokratike


Presidenti i vendit Ilir Meta, ka reaguar pas procedimit penal të dy motrave që denoncuan mjekët se nuk i shërbyen babait të tyre në Spitalin Infektiv.

Meta e cilësoi të papranueshme nisjen e hetimeve ndaj dy mbesave të ish-deputetit të PD-së, Vili Minarrolli, vetëm pse akuzuan spitalin dhe mjekët se lanë pas dore babain e tyre që vdiq nga Covidi.

Sipas Metës gjëra të tilla, ku dy qytetare hetohen pse denoncuan një rast të rëndë nga dhimbja për humbjen e babait, ndodhin vetëm në shtete të kapura e jo në shtete demokratike.

“Një tunel bëhet prapë, një jetë e humbur nuk kthehet më. Nuk do ishte detyruar të bëjë padi një institucion ndaj dy vajzave që kanë humbur babanë e tyre, të afërmit e tyre. Padinë e bëjnë mjekët, të afërmet, por kurrësesi institucionet që kanë tjetër detyrë. Me ligj vetëm në shtete të kapura ndodhin ndodhin fenomene të tilla të turpshme, makabritete të tilla.

Ky nuk është shtet i së drejtës, demokratik dhe europian. I bëj thirrje kryeministrit dhe gjithë qeverisë të përqendrohen tek çështja më e madhe që ka vendi sot, tek pandemia, tek qytetarët dhe tek ekonomia që po vuan për shkak të pandemisë. Se me batuta, akuza e shëmtira është një gjë që nuk shkon.”– tha ai.

Bëhet fjalë për Edita dhe Ina Lalon, të cilat u bënë tejet të njohura pasi denoncuan në media vdekjen e të atit të tyre nga Covid-19, për faj të mjekëve të spitalit infektiv.

Ata thanë se babai i tyre Rifat Lalo ishte lënë të jepte shpirt në korridor duke u dridhur së ftohti, pa marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *