Vendosni fjalën kyçe....

Protesta vazhdon, studentët bojkotojnë mësimin


Vazhdon protesta e studentëve dhe pedagogëve të Universitetit të Tiranës edhe këtë të hënë. Që prej orës 08:00, studentët kanë nisur të grumbullohen nëpër fakultete ku kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre, arsim më cilësor dhe tarifa më të ulëta.

Nga Fakulteti i Histori-Filologjisë ka qarkulluar fotoja e parë, ndërsa nga Fakulteti i Shkencave Sociale është bërë publike axhenda për sot, e cila vijon si më poshtë.

Protesta vijon edhe në Universitetin Aleksandër Moisiu në Durrës.

“Ditën e hënë datë 28 Janar 2019, Studentët e Universitetit Aleksandër Moisiu Durrës, do të protestojnë për të disatën herë për një sistem Arsimor Cilësor.
Kërkesat tona tanimë janë të qarta si drita e diellit për të gjithë ata që duan dhe kanë vullnetin për t’i lexuar drejtë ato.
Protesta do të nisë në orën 08:30 para Kampusit 1 dhe 2 në Spitallë e më pas studentët do të marshojnë në formë simbolike drejtqytetit te të Durrësit.

Të gjithë së bashku, duam të kontribuojmë në ndërtimin e një arsimi cilësorë, si shtylla kryesore e një kombi, që e mban atë gjallë .”, thuhet në një njoftim të studentëve në Durrës.

Ata u kanë bërë thirrje edhe pedagogëve t’u bashkohen, duke u bërë apelin se “Një orë leksioni, nuk është më e rëndësishme sesa mijëra orë në ditët dhe vitet në vijim.”.

Më 25 janar, studentët në Tiranë e zhvendosën protestën përpara Parlamentit. Sot në Kuvend do të shqyrtohen amendamentet e LSI-së, që u japin zgjidhje problemeve të studentëve të ngritur në protestë. Por në axhendat e studentëve për sot nuk flitet për protestë para Parlamentit, si javën e kaluar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *