Vendosni fjalën kyçe....

20-vjeçari gjendet i vdekur në kanal, dyshimet e para


Gjendet një trup i pajetë në një kanal në fshatin Hoxharë e Vjetër të njësisë Ndëmënas në Fier. Mendohet që personi është përplasur nga një makinë dhe më pas ka përfunduar në kanal.

Trupi i pajetë ndodhet në morgun e spitalit te Fierit dhe është identifikuar si Arif Xhafa.  Sipas policisë, 20-vjeçari është gjetur nga familjarët dhe babai e ka shoqëruar për në spitalin e Fierit.

 “Gjatë orëve të mbrëmjes, në aksin rrugor Fier-Ndërmënas, në kanalin anësor të rrugës është gjetur trupi i pajetë i shtetasit A.Xh, 20 vjeç.

Nga rrethanat në të cilat është gjetur trupi i pajetë dyshohet të ketë ndodhur aksident automobilistik pasi ka mbetje nga mjeti që e ka goditur. Po punohet për identifikimin e  mjetit dhe drejtuesin e tij.

Është ngritur grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje”, njofton policia e shtetit.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *