Vendosni fjalën kyçe....

Basha nga Kavaja: Rama i ndan paratë e shtetit me oligarkët


Kreu i PD-së Lulzim Basha në një takim me demoraktët në Kavajë u shpreh se  vendi po qeveriset nga një qeveri, e cila ndan paratë e shqiptarëve me një numër të vogël njerëzish. 

“Ne e kundërshtuan në Parlament dhe Partia Demokratike votoi kundër Ligjit të Arsimit të Lartë. Ditën e parë që do  të vijmë në pushtet, do të abrogojmë Arsimin e Lartë. Duke u bazuar në këtë ligj, Edi Rama bëri një gjë tinzare. Për shkak të këtyre taksave, shqiptarët paguajnë energjinë  më shtrenjtë në rajon.

Këto taksa nuk përdoren për të siguruar arsimin e mirë universitar. Këto taksa në vend që të shkojë për të lehtësuar punën tuaj, ato përdoren nga dy tre duar. Arka e shtetit dhe paratë që merren nga shqiptarët kanë shkuar në xhepat e oligarkëve”, tha ai.

Gjithashtu Basha në nënvizoi faktin se Shqipëria do ecë përpara vetëm nëse shtohen investimet në fushën e arsimit, ndërsa i bëri thirrje rinisë që të marrë në dorë fatin e vet.

“Po ngrihemi për t’i dhënë fund një shteti grabitqar. Misioni më i rëndësishëm i PD, është që kjo rini të marrë në dorë fatin e vendit nesër. Që ta bëjmë këtë, natyrisht që të rikthejmë  impulsin e zhvillimin pozitiv si parakushte të zhvillimit. Pa investuar në arsim vendi shkon në kapitullim dhe dështim total. Dyfishimi për arsimimin e lartë”, tha mes tjerash Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *