Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Do reflektojmë thellë, jam i vendosur që PD të mbetet në shërbim të qytetarëve


Kreu i PD-së Basha ka deklaruar ditën e sotme se reformimi i forcës politike që drejton do ecë me ritme të përshpejtuara.

Në një deklaratë për mediat ai është shprehur për herë të parë pas zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit duke pohuar se pjesëmarrja e ulët në votim është tregues i zhgënjimit të shqiptarëve nga procesi zgjedhor e demokracia.

Kryedemokrati pohoi se PD do i nënshtrohet një analize të thellë ndërsa tha se denigrimi i saj nga ish-kryeministri Berisha e aleatët e tij ka ndikuar në rezultatin zgjedhor.

“Asgjë nuk na lëviz nga vendosmëria jonë dhe vendosmëria ime që PD të mbetet një parti politike në shërbim të qytetarëve. Do bëjmë një refletim të thellë. Do dëgjojmë njerëzit. Do reformohemi thellë. PD është shpresa dhe shtëpia e demokratëve. Dikush që e çon pjesëmarrjen në zgjedhje në 30% nuk mund të jetë e ardhmja e vendit. Shqiptarët e kanë humbur shpresën te demokracia. Shqiparët e kanë kuptuar se asgjë nuk ka ndryshuar pas 25 prillit. Pjesë e kësaj është edhe lufta dhe denigrimi që i është bërë PD-së. Unë jam i vendosur dhe kjo është ajo që duan demokratët dhe shqiptarët. Koha për konkluzione nunk është sot. Dëgjoni analizën që po ju jap. 30% tregon bjerrjen totale të besimit te procesi zgjedhor. Reformimi i PD-së ka filluar dhe do ecë me ritme të shpejta në çdo nivel. PD nuk është pronë personale.” – tha Basha.