Pasi mesditën e sotme u grabit banka e nivelit të dytë në Tepelenë, Policia ka arritur të identifikojë autorin e ngjarjes dhe vijon punën për kapjen e tij.
Policia njofon se ende nuk bën të ditur gjeneralitetet e autorit të dyshuar për arsye hetimi. Mësohet se grabitësi hyri brenda në bankë i armatosur dhe grabiti një shumë parash. Ende nuk dihet shuma e parave.
Njoftimi:
“Në vijim të informacionit për vjedhjen me armë në një filial të një banke të nivelit të dytë në qytetin e Tepelenës, ju informojmë se:
Falë reagimit të shpejtë dhe profesional të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër dhe Policisë lokale, në kohë reale është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të vjedhjes me armë.
Për arsye hetimi nuk bëhen me dije gjeneralitet
Policia është vënë në ndjekje të autorit, duke përdorur të gjitha format e metodat operacionale dhe hetimore për të bërë të mundur kapjen e tij”, – thuhet në njoftimin e policisë.