Vendosni fjalën kyçe....

Këshilli Kombëtar i PD i thirrur nga Bardhi anulon zgjedhjet e 29 korrikut, pezullon Kryesinë e PD


Burime nga mediat bëjne me dije se Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, i mbledhur sot nga Gamnet Bardhi ka vendosur që të anullojë zgjedhjet e datës 29 Korrik 2023, duke e konsideruar procesin antistatutor dhe farsë.

Po ashtu Këshilli ka pezulluar Kryesinë e Partisë Demokratike me argumentin se veprimet e saj që nga 6 qershori janë antistatutore.

“Këshilli Kombëtar vërejti se të gjitha vendimet dhe qëndrimet e Kryesisë së Partisë duke filluar nga data 6 Qershor 2023, janë antistatutore, të marra pa kourum, dhe nuk kanë mbajtur në konsideratë pasojat që mund të sjellin në përçarjen dhe dobësimin e mëtejshme të partisë. Aktet e Kryesisë së Partisë kanë arritur deri më aty sa kanë përdorur, falsifikuar dhe prodhuar në mënyrë të paautorizuar vulën e PD, përmes një vendimi nul dhe antistatutor. Të gjitha këto vendime janë anulluar dhe Këshilli Kombëtar ka vendosur të pezullojë veprimtarinë statutore të Kryesisë së PDSH, deri në verifikimin e rregullshmërisë statutore të përbërjes së saj”, thuhet në vendimin e Kryesisë.