Vendosni fjalën kyçe....

Vodhi karburantin në Sauk, kapet pas tri ditësh i dyshuari


Një karburant është vjedhur mbrëmjen e 24 janarit në periferi të kryeqytetit. Mëngjesin e sotëm, policia ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin për vjedhjen e pikës së karburantit në Sauk të Vjetër.

I arrestuari quhet Kledi Bunaca dhe është 26 vjeç. Ai është vënë në pranga nga efektivët e Komisariatit Nr.1 në kryeqytet.

Tre ditë më parë, ai dyshohet të ketë vjedhur në pikën e karburantit 25.000 lekë.

“Ky shtetas më datë 24.01.2019, në Sauk të Vjetër, dyshohet të ketë vjedhur në një pikë karburanti 25 000 lekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale ‘Vjedhja’, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.”, njofton policia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *