Vendosni fjalën kyçe....

Polici ra në humnerë gjatë operacionit anti-drogë në Dukagjin, reagon ministri Peleshi


Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në zonën e Dukagjinit, ku dy policë mbetën të plagosur gjatë një operacioni anti drogë.

Peleshi shkruan se për shkak të terrenit të vështirë, misioni i NATO-s dërgoi helikopterin Black Hawk për shpëtimin e dy efektivëve të FA.

 “Mirënjohje dhe falënderime efektivëve të Misionit të KFOR në Kosovë për mbështetjen që u dhanë efektivëve tanë të Forcave të Armatosura në aksionin e shpëtimit të jetës së dy punonjësve të policisë, që u aksidentuan në zonën malore të fshatit Shosh, në Dukagjin. Për shkak të terrenit mjaft të vështirë që pamundësonte tërheqjen e sigurt të të plagosurve, në ndihmë të helikopterit të FA EC-135 (ZA-XHB), misioni i NATO-s dërgoi helikopterin Black Hawk. Shërim të shpejtë dy punonjësve të policisë!”– shkruan Peleshi.

Ditën e djeshme fillimisht Policia njoftoi për një efektiv të lënduar pas një aksidenti në këtë zonë, por në një reagim të ambasadës amerikane në Tiranë u tha se kanë qenë dy policë që të cilët kanë mbetur të plagosur.

“Sot (28 maj 2022), pas një kërkese për ndihmë nga autoritetet shqiptare për evakuimin mjekësor të dy policëve shqiptarë, të cilët pësuan një aksident të rëndë në një rajon malor në veri të Shqipërisë, Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO dërgoi në vendin e aksidentit një helikopter Black Haëk nga Trupa e Aviacionit Lindor të Komandës Rajonale të KFOR-it.

Ekuipazhi mjekësor i evakuimit, me ndihmën performancës së lartë të helikopterit Black Haëk në shpëtimin me ngritje, nxorri në mënyrë të sigurt dy oficerët e plagosur të policisë dhe më pas u dha ndihmë mjekësore. Pas stabilizimit, personeli i plagosur është transportuar në spitalin e Tiranës për ndihmë të mëtejshme mjekësore.”- shkruante ambasada e SHBA-ve.