Vendosni fjalën kyçe....

Macron merr goditjen shokuese në zgjedhje, humb shumicën absolute në parlament


Presidenti francez Macron dhe aleatët e tij humbën të dielën shumicën e tyre absolute në Asamblenë Kombëtare dhe me të kontrollin e agjendës së reformave, një rezultat dërrmues për presidentin e sapozgjedhur.

Ansambli qendror i Macron, ka arritur të marrë më shumë vende në zgjedhjet e së dielës, i ndjekur nga blloku i krahut të majtë Nupes i kryesuar nga veterani i majtë Jean-Luc Melenchon, treguan parashikimet fillestare.

Por Macron dhe aleatët e tij nuk do arrinin shumicën absolute që do t’u nevojitej për të kontrolluar parlamentin, dhe ministrat dhe ndihmësit e afërt e pranuan këtë, duke thënë se tani do t’u duhet t’u drejtohen të tjerëve përtej aleancës së tyre për të qeverisur vendin.

Ministri i Financave Bruno Le Maire e quajti rezultatin një ‘shok demokratik’ dhe tha se ata do kontaktojnë të gjithë pro-evropianët për të ndihmuar në qeverisjen e vendit.

Të bashkuara pas tij, partitë e majta u panë në rrugën e tyre duke trefishuar rezultatin e tyre nga zgjedhjet e fundit legjislative të vitit 2017, por ato nuk arritën të siguronin fitoren e plotë që Melenchon kishte shpresuar.

Nëse konfirmohet, një parlament i varur do hapte një periudhë pasigurie politike që do kërkonte një shkallë të ndarjes së pushtetit midis partive që nuk kanë përvojë në Francë në dekadat e fundit, ose paralizë politike dhe ndoshta përsëritje të zgjedhjeve.

Nuk ka një skenar të caktuar në Francë për mënyrën sesi gjërat do të zhvillohen tani pasi Macron dhe Ansambli do të kërkojnë të gjejnë një mënyrë për të shmangur paralizën.

Macron, 44 vjeç, u bë në prill presidenti i parë francez në dy dekada që fitoi një mandat të dytë, por ai kryeson një vend thellësisht të zhgënjyer dhe të ndarë ku mbështetja për partitë populiste në të djathtë dhe në të majtë është rritur.

Në një tjetër ndryshim të rëndësishëm për politikën franceze, partia e Le Pen mund të shënojë një rritje dhjetëfish të deputetëve të saj dhe të fitojë deri në 100 vende, treguan parashikimet fillestare, numri i saj më i madh në rekord.

Partia Les Republicains dhe aleatët e saj mund të marrin gjithashtu deri në 100, duke i bërë ata mundësisht partinë që do përcaktoëj qeverisjen, pasi platforma e saj është më e përputhshme me atë të Macron se çdo grup tjetër.