Vendosni fjalën kyçe....

Zaev uron Tsiprasin: Urime miku im, kemi arritur një fitore historike


Pak orë pari parlamentu grek votoi me me 153 vota pro dhe 146 kundër dhe një abstenim ” Marrëveshjen e Prespës”, ka reaguar kryeministri maqedonas Zoran Zaev.

“Urime miku im Aleksis Tsipras, së bashku me popujt tanë kemi arritur një fitore historike. Me jetë të gjatë marrëveshja e Prespës! Për paqen e përjetshme dhe përparimin e ballkanit në Evropë”, thuhet në mesazhin e kryeministrit maqedonas.

Sipas marrëveshjes, Republika e Maqedonisë e ndryshon emrin në “Republika e Maqedonisë Veriore”, ndërsa Greqia zotohet të heqë veton për pranimin e vendit në NATO.

Për këtë marrëveshje në Greqi pati edhe protesta para parlamentit grek ku 40 persona u plagosën dhe dhjetra të tjerë u shoqëruan në polici. Kjo marrëveshje nuk është pritur mirë nga kampet opozitare të dy vendeve. Por tashmë ajo është votuar. 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *