Vendosni fjalën kyçe....

Mashtrimi i Kodhelit me “Syrin e Bjeshkës”, ku ndodhet ky imazh (FOTOT)


Ish-ministrja e Mbrojtjes  dhe deputetja e PS-së në Kukës, Mimi Kodheli publikoi sot në rrjetet sociale një foto që më pas u bë virale në rrjet. Kodheli e quajti foton e ditës “Syrin e Bjeshkës” që sipas saj ndodhet në Kanionin e Shejes në Bicaj të Kukësit. 

Por ku ndodhet realisht ky imazh?

Vetëm me një kërkim në Google na rezulton se kjo foto nuk është shkrepur në Bicaj të Kukësit dhe nuk ka lidhje me vendin tonë. Ky imazh ndodhet në liqenin e akullt në Nebraska, një shtet që ndodhet në SHBA. 

Kodheli mesa duket ka marrë infomacionin e gabuar dhe me siguri nuk ka qenë në këtë zonë të Kukësit. Ndoshta sot ajo është kujtuar se është deputete e këtij qarku dhe ka dashur të hedhë një imazh nga zona e saj por që në fakt nuk rezultoi i saktë. 

Fotoja e shkrepur në Nebraska: https://www.pinterest.com/pin/565483296955532584/

 

 

 

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *