Vendosni fjalën kyçe....

Banorët e Astirit-qeverisë: Do të lini kockat në Unazën e Re (VIDEO)


Banorët e Astirit kanë dalë sërish në protestë ditën e sotme. Ata kërkojnë anullimin e projektit të “Unazës së Re” pasi sipas tyre është një projekt korruptiv.

Sot banorët janë shprehur ndaj Ramës se duhet të tërhiqet nga ky projekt pasi përndryshe do të lerë kockat aty.  “Bëj thirrje të tëhiqen nga ky projekt, pasi po ju themi do të lini kockat në Unazë të Re. Këtu është çështje e shkeljes së të drejtave të njeriut. Bashkim Ulaj një oligark i fëlliqëm që ka marrë para publike nga qeveria. Ai duhet të ketë vendin në burg, por prokuroria dhe gjykatat tona jënë për të mbushur xhepat e tyre.” u shprehën banorët.

Në përkrahje të tyre kanë shkuar edhe deputetët e opozitës, ndër të cilët, Klevis Balliu i PD. Ai u shpreh se tashmë protestat nuk do të ndalen deri në rrëzimin e Edi Ramës.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *