Vendosni fjalën kyçe....

Rama e nis ditën me pamjet e Covid 4, drejtoresha: S’e di ku e shohin kolapsin këta persona të papërgjegjshëm


Kryeministri Rama e ka nisur ditën duke publikuar një video nga spitali Covid 4.

Kreu i qeverisë shkruan se pamjet tregojnë vetë se gjendja është krejt ndryshe nga sa thonë ata që ëndërrojnë katastrofën.

Rama thekson në statusin e tij se shqiptarët nuk do jenë kurrë vetëm në këtë luftë ndaj pandemisë.

“Mirëmëngjes, dhe me pjesën e katërt të EKSKLUZIVES nga vija e zjarrit, brenda spitalit Covid4, ku mund të shihni gatishmërinë e sistemit tonë të mbrojtjes shëndetësore, që është krejt po krejt ndryshe nga çfarë ju thonë ata që ëndërrojnë katastrofën e nxisin ankth, pasiguri, frikë, duke ju siguruar se nuk do të jeni kurrë vetëm në këtë luftë ju uroj një ditë të mbarë.” – shkruan Rama

Drejtoresha e spitalit Covid 4, Daniela Nika, gjatë bashkëbisedimit me gazetarin e ERTV u shpreh e habitur lidhur me akuzat e opozis së sistemi shëndetësor është në kolaps.

“Më vjen keq që përhapen lajme të tilla nga persona të papërgjegjshëm që thonë se këtu jemi në kolaps. Nuk e di ku e shohin kolapsin.” – thotë Nika.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *