Vendosni fjalën kyçe....

3 grabitje brenda pak orësh në Korçë


Tre grabitje kanë ndodhur në Korçë brenda pak orësh.

Ato kanë ndodhur në orët e para të mëngjesit dhe objektet e grabitura janë një fabrikë për prodhimin e letrave, një furrë buke dhe një biznes hidro-sanitaresh.

Në të treja bizneset, autorët kanë marrë një sasi të konsiderueshme të hollash.

Të furra e bukës janë vjedhur 4 milionë letë të vjetra, te fabrika për prodhimin e letrave 1 milion lekë të vjetra kurse te biznesi i hidro-sanitareve janë vjedhur 300 mijë lekë të vjetra.

“Më datë 23.01.2019, gjatë natës, në fshatin Bulgarec, Korçë, në banesën dhe biznesin privat (furrë buke) të një shtetasi persona të paidentifikuar dyshohet se kanë vjedhur një sasi parash.

Gjithashtu në aksin rrugor Korçë-Dishnicë, gjatë natës në dy biznese private dyshohet se janë marrë sasi lekësh. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si edhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjeve.” – thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *