Vendosni fjalën kyçe....

“Janë buburreca dhe ne do t’i shtypim” – Putini paralajmëron kriminelët e internetit që përfitojnë nga fëmijët ose i nxisin drejt krimit


Presidenti i Rusisë Vladimir Putini ka bërë një paralajmërim për “kriminelët” që përdorin internetin për të synuar fëmijët për qëllime të mbrapshta, të tilla si inkurajimi i pjesëmarrjes në tubime politike (si ato për mbrojtjen e liderit të opozitës, Alexey Navalny).

Në një takim me vullnetarët civilë të enjten, Putin tha se disa llogari madje inkurajonin të miturit për të kryer vetëvrasje, por ai paralajmëroi se ata do të ndienin forcën e plotë të ligjit.

“Kur policia të shkojë te këto fanatikë, ata mund të jenë Rambo në internet duke shtyrë një djalë apo një vajzë të hidhen nga çatia, por do të mbushin pantallonat e tyre. Kur bastardi qëndron para jush, ai është një buburrec dhe nuk e kemi problem që thjesht ta shtypim atë.”- tha Putin, citon RT.

Gjatë një takimi në Ministrinë e Punëve të Brendshme të mërkurën, Putin u tha zyrtarëve se duhej më shumë veprim për të goditur njerëzit që përdorin internetin për “të përfituar nga fëmijët me gjakftohtësi në mënyrë që të arrijnë qëllimet e tyre egoiste.”

Putini tha se ishte e nevojshme, që së bashku me kolegët nga ministritë e tjera, të bëhej identifikimi i atyre që përdorin rrjetet për të tërhequr të mitur në veprime të paligjshme.

 Në mënyrë të veçantë, ai argumentoi: “fakti që të miturit po tërhiqen në protesta të paautorizuara në rrugë është, natyrisht një shkelje e ligjit, dhe në përputhje me ligjin, është e domosdoshme t’i përgjigjeni kësaj”.

Presidenti rus dha një përmbledhje të zymtë të sigurisë në internet, duke këmbëngulur se interneti po përdoret “për të promovuar përmbajtje krejtësisht të papranueshme: për shpërndarjen e pornografisë së fëmijëve, prostitucionin, për drejtimin e të miturve drejt vetëvrasjes”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *