Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një takim me disa studentë të Elbasanit në lidhje me atë që ai e quan ” Paktin për Universitetin”.
Kryeministri në fjalën e tij u shpreh se qeveria matet dhe analizohet për mënyrën sesi reagon ndaj problemeve, në këtë rast janë problemet në arsim. Kreu i qeverisë theksoi se e rëndësishme është bashkëbisedimi dhe jo rrugaçëria dhe vullgariteti nga ana e studentëve.
“Ajo që është e rëndësishme është që ne jetojmë në një sistem që askush nuk i di të gjitha. Në demokraci nuk ka përgjigje të gatshmë sikush ka përgjigjet e veta. Jemi të përkushtuar që ta çojmë në një nivel tjetër universitetin. Qeveria matet me raportin sesi reagon ndaj problemeve. Është e mirëseardhur ironia, sarkazma por jo rrugaçëria dhe vullgariteti sepse këto nuk janë normale në një bashkëbisedim.”, u shpreh Rama para studentëve në Elbasan.