Vendosni fjalën kyçe....

Zbulohet nga e mori frymëzimin për emrin e të birit të porsalindur, Meghan


Dukesha e Sussex, Meghan Markle, e mori frymëzim për emrin e djalit të saj të porsalindur nga maçoku i saj, kafshë të cilën e donte shumë, kanë pohuar ditën e sotme miqtë e saj.

Një ish mik i ngushtë i Meghan tha se emri duket të jetë një referencë për maçokun e saj me emrin Archie, të cilin e mbante së bashku me nënën e saj, Doria Ragland, 62 vjeç.

“Doria e shpëtoi Archie-n dhe ai u bë një pjesë e rëndësishme e familjes. Meghan donte të luante me të dhe ajo gjithnjë fliste për të për miqtë e saj “, i thanë ata medias që publikoi lajmin.

“Nuk është çudi që ajo e quajti fëmijën e saj Archie. Ajo e donte atë maçok.”

Meghan, 37 vjeç, besohet t’u ketë thënë miqve të saj se macja u shëndosh shumë, pasi e ushqente vazhdimisht me rrush, shkruan “The Sun”.

Meghan dhe Harry u bënë prindër të hënën në mëngjes dhe e quajtën djalin, Archie Harrison Mountbatten-Windsor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *