Vendosni fjalën kyçe....

Laburistët bëhen gati për një referendum të dytë për Brexit


Partia Laburiste e Jeremy Corbyn ka zbuluar se po shtyjnë qeverinë e Kryeministres Theresa May për të mbështetur marrëveshjen e tyre dhe t’u lejojë deputetëve mundësinë për të votuar për një referendum të dytë të BE, me ndryshimin e tyre në marrëveshjen e Brexit.

Ndryshimi i Corbyn, i paraqitur të hënën natën, bën të qartë se ata po kërkojnë t’i japin deputetëve mundësinë për të votuar për mbajtjen e një referendumi të dytë të BE, nëse një marrëveshje e Brexit mund të sigurojë mbështetjen e shumicës së parlamentit.

Kjo marrëveshje është e bazuar në:

  1. Sigurimi i një bashkimi të përhershëm doganor me BE-në;
  2. një “marrëdhënie të fortë” me tregun e vetëm;
  3. “harmonizim dinamik” mbi të drejtat e punëtorëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *