Vendosni fjalën kyçe....

Robert Pattison i merr rolin e “Batmanit” Ben Affleck


Robert Pattison do të bëhet superhero në filmin më të ri të “The Batman”. Sipas “Hollywood Life”, Pattison do të zëvendësojë aktorin Ben Affleck në këtë rol, pas largimit të tij.

Pattison i cili më shumë njihet për sagën “Twilight”, thuhet se është zgjidhja më e mirë për kompaninë argëtuese “Warner Bros, megjithëse është ende në bisedime dhe Matt Reeves po finalizon skenarin.

Një burim nga “Warner Bros” tregon për “HollywoodLife” se “me 95% filmi është i Robertit”. Kujtojmë se roli kryesor do të luhej nga Ben Afflect, por ai u largua në fillim të vitit nga projekti për shkak të probblemeve personale.

“The Batman” thuhet se do të publikohet në vitin 2021.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *