Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi nga Vora: Opozitës i mohoet e drejta e fjalës, Rama ka uzurpuar parlamentin


Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në një takim me strukturat e partisë në Vorë se moshapja e negociatave për Shqipërinë do të sjellë pasoja kritike për Shqipërinë dhe shqiptarët, duke sjellë izolimin e vendit.

Kryetarja e LSI-së theksoi se opozita i ka luajtur të gjitha gurët e saj, ndërkohë që mungon dialogu politik, në Parlament opozitës i mohohet e drejta e fjalës si në diktaturë, ndërkohë që Parlamenti është uzurpuar nga kryeministri, i cili ka marrë peng vendin dhe të ardhmen e shqiptarëve.

“Hapja e negociatave krijon një stabilitet ekonomik dhe politik për Shqipërinë. Hapja e negociatave për Shqipërinë ka një rëndësi shumë të madhe sepse krijon pozicionimin e Shqipërisë përfundimisht në krahun e Bashkimit Europian, gjë që për të cilën ne në këto 27 vite tranzicionit të politikës shqiptare kemi pasur të domosdoshme pozicionimin përfundimtar të Shqipërisë. Dhe ajo ç’ka dua të them është që anëtarësimi i Shqipërisë dhe hapja e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian ka një rëndësi të veçantë, por që të arrijmë në këto rezultate, pra për të hapur negociatat është shumë herë e rëndësishme që të realizohet dialogu politik.

Që të realizohet dialogu politik për të ecur dhe për të vazhduar më përpara me Reformën Zgjedhore për të vazhduar me vazhdimësinë dhe ecjen përpara të Reformës në Drejtësi, siç zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm, siç është zgjedhja e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, siç është zgjedhja e anëtarëve të Gjykatës së Lartë, e cila për hir të së vërtetës ka krijuar një boshllëk jashtëzakonisht të madh për procese të cilat kanë vite dhe vite që mbahen peng qoftë në Gjykatë të Lartë apo qoftë në Gjykatë Kushtetuese nuk gjejnë dot zgjidhje qofshin këto për pronat e tyre, për problemet e tyre, etj kështu me radhë.

Ajo që mendojmë ne që është shumë e rëndësishme, hapja e negociatave do të sillte një zhvillim të ekonomisë shqiptare, do të krijonte një klimë bashkëpunimi dhe një klimë për investitorët e huaj për të ardhur në Shqipëri, të cilët janë të domosdoshëm sepse Shqipëria e ka të domosdoshme investimet e huaja sepse krijojnë më shumë mundësi punësimi dhe krijojnë një lëvizje dhe frymëmarrje për ekonominë shqiptare.”, u shpreh Kryemadhi.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *