Vendosni fjalën kyçe....

“Edi Rama, ky zorrë qorre e oligarkëve, si e dhunoi Kushtetutën” – Petrit Vasili


Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili ka sulmuar kryeministrin Edi Rama, pasi sipas tij ai ka dhunuar Kushtetutën lidhur me ligjin për Tatimet.

Vasili thotë se Rama dhunoi nenin 155 të Kushtetutës, kur i dha ligjit fuqi prapavepruese, ndërsa ironizon fjalët e tij që do pasidte presidentin Ilir Meta, vetëm pse ai nuk i dekretoi për ministër të Jashtëm Gent Cakajn duke e zbatuar Kushtetutën.

“Edi Rama dhunoi Kushtetutën, nenin 155, per oligarkët, tani ka surrat e flet për të. Edi Rama ky zorrë qorre e oligarkëve, u përgjysmoi atyre tatim fitimin nga 15% ne 8 %. Për këtë dhunoi Kushtetutën, pikërisht nenin 155 te saj, kur i dha ligjit fuqi prapavepruese.

Ja çfarë thotë Kushtetuta:

Neni 155

‘Taksat, tatimet dhe detyrimet financiare kombëtare e vendore, lehtësimi ose përjashtimi prej tyre i kategorive të caktuara të paguesve, si dhe mënyra e mbledhjes së tyre caktohen me ligj. Në këto raste ligjit nuk mund t’i jepet fuqi prapavepruese’.

Per hir te pazarit te madh te bere me pare me oligarket, ata vete i shkruan edhe ligjin, dhe Edi Rama shkeli kushtetuten si asnje kryeminister tjeter, kurre ndonjehere me pare ne pluralizmin shqiptar.
Ky kryeminister eshte rasti i zi kur padija,ligesija dhe babezija behen bashke.

Edi Rama ky gdhë kryeminister, u qurreps dje para parlamentit, u vetpropozua per ministër si budalla qe është, dhe na trembi shume kur tha se do te padiste Presidentin me qe nuk i dekretoi një farë Gent Caka. Po perse do ta padiste? Sepse Presidenti e zbatoi kushtetuten pike per pike dhe nuk e shkeli si ky argati i oligarkeve. Sepse Presidenti legenave te propozuar per minister, qe s’njohin ligj e atdhe, ne zbatim te kushtetutes u tha: Stop. Sepse dhunuesve ordinere te kushtetutes si Edi Rama u tregoi se kushtetuta eshte e e para dhe e paprekshme. Ky kryeminister eshte edhe dhunues i kushtetutes,edhe argat i oligarkeve, edhe i semure psiqik. Ndaj ai e ka zgjedhur fatin e tij, qe te mbyllet edhe ne burg edhe ne psikiatri.”, shkruan Vasili.