Vendosni fjalën kyçe....

Komiteti i Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit Amerikan falënderon Shqipërinë: Po i tregoni botës se çdo të thotë BESA


Komiteti i Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit Amerikan ka reaguar mbi pranimin e ftesës së qeverisë shqiptare për të strehuar afganët që u rrezikohet jeta nga rimarrja e pushtetit nga talibanët.

Komiteti i Senatit falënderon Shqipërinë dhe thotë se po i tregon botës se çdo të thotë “BESA”.

Unë mirëpres vendimin e qeverisë shqiptare për t’u dhënë një strehë të përkohshme të sigurt atyre që ikin nga sulmet e talebanëve në Afganistan. Populli i Shqipërisë po i tregon edhe një herë botës se çfarë do të thotë “BESA”. Ju keni respektin dhe falënderimet tona”-thuhet në komunikatën e Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit Amerikan.