Vendosni fjalën kyçe....

Balluku: Qeveria tërhiqet nga Thumanë-Kashar, lekët i kalojnë “Paktin për Universitetin”


Ministrja e Infrastruktrurës, Belinda Balluku, ka njoftuar sot ndërprerjen e kontratësë me partneritet Publik-Privat për aksin Thumanë-Kashar.

Në një deklaratë për mediat, e para qëkur Balluku u emërua në krye të Ministrisë së Infrastrukturës në vend të Damian Gjiknurit, deklaroi se paratë që do përdoreshin për ndërtimin e këtij aksi do përdoren për Paktin për Universitetin, pasi sipas saj, në këtë moment, studentët dhe kërkesat e tyre janë përparësia e qeverisë.

“Jam këtu për t’ju njoftuar se qeveria shqiptare ka vendosur të tërhiqet nga koncesioni për ndërtimin e rrugës Thumanë-Kashar. Lekët që do përdoreshin për këtë rrugë do kalojnë për Paktin për Universitetin, duke qenë se për qeverinë në këtë çast studentët janë përparësi.

Ndërkohë do shihet mundësia që ndërtimi i këtij aksi të rëndëishëm të kalojë ne aksin Tiranë-Durrës, duke zgjeruar aksin Kashar-Rrogozhinë me Thumanë-Kashar.” – deklaroi Balluku për media.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *