Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e liderit të Hamasit, luftimet shtrihen në Bejrut


Forcat izraelite intensifikuan bombardimet e tyre në Rripin e Gazës duke u kërkuar civilëve që të largoheshin nga një kamp refugjatësh në veri të enklavës palestineze pasi lufta u shtri në Liban me vrasjen në Bejrut të nënkryetari i Hamasit.

Izraeli nuk e ka konfirmuar dhe as mohuar se ka vrarë Saleh al-Arouri në një sulm me dron në kryeqytetin libanez të martën, por zëdhënësi ushtarak, Daniel Hagari tha se forcat izraelite ishin në një gjendje të lartë gatishmërie dhe të përgatitura për çdo skenar.

Vrasja ishte një shenjë e mëtejshme se lufta gati tre-mujore midis Izraelit dhe Hamasit po përhapej në të gjithë rajonin, duke tërhequr Bregun Perëndimor të pushtuar, forcat e Hezbollahut në kufirin Liban-Izrael dhe madje edhe korsitë e anijeve në Detin e Kuq.

Arouri, 57 vjeç, i cili jetonte në Bejrut, ishte lideri i parë politik i Hamasit që u vra që kur Izraeli filloi ofensivën e tij kundër grupit militant në përgjigje të tërbimit të tij vdekjeprurës në qytetet izraelite më 7 tetor.