Vendosni fjalën kyçe....

Përveç Pustecit numërimi nis edhe në disa Bashki të tjera


Procesi i votimit në vend u mbyll rreth orës 19:00 sipas ligjit zgjedhor.

Që prej asaj ore të paktat janë KZAZ-të që kanë nisur procesin e numërimit të votave.

Deri më tani njoftohet se procesi ka nisur në Bashkinë e Pustecit e cila ka prodhuar edhe rezultatet për kutitë e para të votimit.

Gjithashtu procesi i numërimit ka nisur edhe në Memailiaj, Konispol, Poliçan,Has, Selenicë dhe Përmet.

Në qarkun e Fierit ka nisur numërimi në Bashkinë e Roskovecit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *