Vendosni fjalën kyçe....

Basha propozon si kryetar të Këshillit Kombëtar Bujar Nishanin


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka dalë pasditen e sotme në një deklaratë për mediat dhe ka publikuar emrat që ai propozon për postet kyçe brenda kësaj partie.

Teksa shpalozi propozimet për kandidatët për anëtar Kryesie, Basha ka propozuar ish-Presidentin Bujar Nishani për të marrë drejtimin e Këshillit Kombëtar.

Propozimet e Bashës:

Për sekretarin e Përgjithshëm propozohet:Gazmend Bardhi, Dorjan Teliti. 

Për Sekretarin për Çështjet Ligjore: Çlirim Gjata dhe Marinela Niu.

Sekretari Organizativ: Sahit Dollapi, Lulzim Omuri

Sekretar për çështjet zgjedhore: Ivi  Kaso dhe Dorjan Gjekmarkaj

Sekretar për burimet Njerëzore:Ervin Minarroli dhe Minushe Llazaj

Kryetar i Këshillit Kombëtar: Bujar Nishani


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *