Vendosni fjalën kyçe....

Rama për Balilin: E detyruam ne të vetëdorëzohej, një nga operacionet më të sofistikuara të policisë


Pas vetëdorëzimit të Klement Balilit, kryeministri Rama ka bërë dy postime në rrjetin “Twitter”.

Fillimisht ai tha se Balili prapa hekurave ishte një hap i madh në luftën kundër krimit të organizuar dhe uroi ministrin e Brendshëm, Lleshaj, Policinë e Shtetit dhe SHISH-in.

“Klement Balili prapa hekurave një hap i madh përpara në luftën kundër krimit të organizuar dhe një përgjigje kuptimplotë, për të gjithë qentë që lehin, ndërkohë që karvani do të ecë me vendosmëri përpara. Urime për këtë rezultat Ministrit Lleshi, Policisë së Shtetit dhe SHISH.” – shkruajti Rama duke mos saktësuar nëse bëhej fjalë për vetëdorëzimin e Balilit apo arrestimin e tij.

9 minuta më vonë, kreu i qeverisë bën një tjetër postim, kësaj here duke thënë se vetëdorëzimi i Balilit ishte realizimi me sukses i operacionit të sofistikuar të policisë, që vazhdonte prej muajsh të tërë.

“Hahaha çfarë kazani që zien për vetëdorëzim, duke e nxjerrë sikur KB u ndal tek dera e policisë pas një shëtitje në pedonalen e Delvinës. Ky është një nga operacionet më të sofistikuara policore që ka vazhduar muaj të tërë. Vetëdorëzimi është thjesht realizimi me sukses i tij.” – postoi Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *