Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Mbledhja mes qeverive nuk mund të realizohet në këto kushte, i kërkova Kurtit të ndryshonim formatin e parashikuar, nuk pranoi


Kryeministri Edi Rama ka njoftuar në konferencën e jashtëzakonshme njoftoi se mbledhja e përbashkët e dy qeverive Shqipëri-Kosovë e paraparë për tu zhvilluar në Gjakovë nuk mund të kryhet në formatin e parashikuar.

Rama tha se në kushtet e agravimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe ndërkombëtarëve takimi nuk mund të mbahej në formatin e parashikuar.

Kryeministri i Qeverisë shqiptare tha se ka kërkuar që mbledhja të zhvillohej ndryshe pasi nuk është momenti për të krijuar një pasqyrë të rreme.

Është një komunikim i jashtëzakonshëm i cili lidhet me takimin e nesërm të dy qeverive në Gjakovë. E kam informuar kryeministrin Kurti se në kushtet e agravimit me orë të marrëdhënieve të Kosovës me krejt bashkësinë euroatlantike ky takim nuk mund të mbahet në formatin e parashikuar.

“I kam kërkuar Albinit për t’u takuar nesër në një format më të ngushtë, me ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes për të diskutuar për këtë situatë që po çan në mënyrë dramatike Kosovën me bashkësinë euroatlantike në një pikë të paimagjinueshme ku kjo e fundit ka vënë gishtin në butonin që do vërë në lëvizje planin e sanksioneve ndaj shtetit që e ka krijuar vetë. Për fat të keq nuk kemi pasur dakordësi me kryeministrin Kurti për një ndryshim të formatit. Ai ka kërkuar që mbledhja të bëhet normalisht dhe pastaj veç të diskutojmë dhe për këtë, por kjo nuk është e mundur sepse nuk është një moment për të krijuar një pasqyrë të rreme të asaj që në fakt ndodh në realitetin e Kosovës sot”, tha Rama.