Vendosni fjalën kyçe....

Lirohet nga detyra prefekti i Elbasanit, kush e zë vendin e tij


Maksim Malaj Prefekti i qytetit të Elbasanit është liruar nga detyra me vendim të Këshillit të Ministrave.

Mësohet se zyrtari që e zëvendëson është Gledian Llatja, shef kabineti në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. Ai është diplomuar Fakultetin Juridik në vitin 2009 dhe më pas në universitetin ‘Aleksandër Xhuvani’, në Elbasan, për Financë.

Të merkuren ora 09.00 kryetari grupit te PS, Taulant Balla dhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj prezantojnë prefektin e ri të Elbasanit, zotin Gledian Llatja.

Ende nuk dihen arsyer se përse Malaj është liruar nga detyra. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *