Vendosni fjalën kyçe....

“Kush e ka rradhën?”, ambasada amerikane reagon pas dorëzimit të Balilit


Pas dorëzimit të Kelmend Balilit në Polici, ka reaguar dhe ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në reagimin e Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë thuhet se tani presin një hetim, gjyq të shpejtë dhe të plotë për Klement Balilin. 

Ambasada amerkiane është shprehur se edhe “Kush e ka rradhën tani”, me idenë që pret për arrestime të tjera trafikantësh. 

“Ne përgëzojmë Policinë e Shtetit dhe agjensitë ligjzbatuese partnere për arrestimin e trafikantit ndërkombëtar të drogës, Klement Balili. Ky shënon një hap të madh për popullin shqiptar në rrugën drejt sundimit të zbatimit të ligjit, dhe shërben si një përparim i prekshëm drejt hapjes së bisedimeve me BE. Ne mirëpresim një hetim dhe gjyq të shpejtë dhe të plotë. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë të gatshme për të ndihmuar Shqipërinë në përpjekjet e saj në luftën kundër krimit të organizuar. #KushEKaRradhën.

Rama quan një operacion të suksesshëm të policisë faktin që Balili tashmë është mbrapa hekurave. Por në fakt ky i fundit u dorëzua mëngjesin e sotëm në afërsi të Finiqit rreth orës 09:00. Madje u përshëndet edhe me familjarët e tij. 

Sipas drejtorit të Policisë së Shtetit, Veliu, Balili kishte pasur 3 kushte për t’u dorëzuar: Mosekstradimin në Greqi, proces të drejtë dhe kushte të mira në qeli.