Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplas për vdekje 50-vjeçarin me biçikletë në Fier


Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Fierit, si pasojë e të cilit ka humbur jetën një person.

50-vjeçari me inicialet G.Gj ka qenë duke udhëtuar me biçikletë në momentin kur është përplasur nga një automjet në vendin e quajtur Vajkan të Fierit.

“Sot rreth orës 08:20, në vendin e quajtur ‘Vajkan’, në anë të rrugës është gjetur pa shënja jete shtetasi G. Gj., 50 vjeç, banues në Vajkan.

Nga hetimet paraprake dyshohet se 50-vjeçari ka qenë duke lëvizur me biçikletë dhe është aksidentuar nga një automjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”– njofton policia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *