Vendosni fjalën kyçe....

Përplasje me banorëve e policisë te 5 Maji (Video)


Qindra banorë të 5 Majit po zhvillojnë që prej orëve të para të mëngjesit një protestë kundër prishjes së banesave.

Teksa në zona kanë mbërritur mjetet e rënda të IKMT-së, ata janë përplasur me policinë që ndodhet në mbështetje të aksionit.

Ditën e sotme është parashikuar që të prishen 12 banesa. Në orët e para të mëngjesit, banorët nuk kanë lejuar punonjësit e OSHEE-së që të bëjnë ndërprerjen e energjisë elektrike në zonë.

Më pas dhjetëra forca policie kanë rrethuar zonën ku pritet të ketë prishje të banesave.

Banorët janë oraganizuar për të formuar një mur kundër policisë ndërsa në zonë ka tensione të larta mes banorëve që mbrojnë shtëpitë e policisë. Banorët e 5 Majit, Laprakës e Paskuqanit protestojnë prej disa javësh kundër shembjes së banesave të tyre.

Ata kanë kërkuar dëmshpërblim të drejtë të pronës së tyre ndërsa janë shprehur se nuk kanë asnjë besim te fjalët e qeverisë e bashkisë.

*Video Credit: Shqiptarja