Vendosni fjalën kyçe....

“Me Balilin do përdoret e njëjta skemë si me Saimir Tahirin” – Paloka


Nënkryetari i Partisë Demokratike, Paloka, ka dhënë një deklaratë për mediat pas vetëdorëzimit në polici të Klement Balilit.

Sipas Palokës, vetëdorëzimi i Balilit nuk është hap i madh në luftën kundër krimit por është një skemë e kontrolluar në pakt me kryeministrin Rama.

Ai tha se skema e përdorur ndaj tij, do jetë e njëjtë me atë të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe kjo do të thotë hetim sipërfaqësor dhe çlirim nga akuzat e rënda për trafik droge.

Paloka tha gjithashtu se dorëzimit i Balilit, që ka pasur mbrojtjen e qeverisë së Ramës tregon se policia, qeveria dhe drjetësia janë në duart e kryeministrit, që e ka lidhur fatin e tij politik me fatin e krimit.

Deklarata e Palokës

Shoqërimi i Klement Balilit në qeli nuk është një hap i madh kundër krimit, por dorëzim i kontrolluar dhe i menaxhuar i Eskobarit të Ballkanit në pakt me Edi Ramën. 

Me vetëdorëzimin e Klement Balilit, pas kapjes së plotë të drejtësisë, Edi Rama po zbaton të njëjtën skemë të sofistikuar si me Saimir Tahirin: dorëzim i kontrolluar, hetim sipërfaqësor, çlirim nga akuzat e rënda për trafik droge.   

Rasti i parë, kur kjo do të provohet, si çdo denoncim tjetër i Partisë Demokratike për lidhjet e Edi Ramës me krimin, do të jetë rasti i Saimir Tahirit.

Për ish ministrin e drogës, i cili e la mandatin e deputetit dhe u vu në mënyrë të kontrolluar në arrest shtëpie, sa për të gënjyer partnerët, po përgatitët lirimi nga akuza kryesore për bashkëpunim në trafikun e drogës. Shpërdorimi i detyrës do të jetë akuza më e lehtë për të, sepse Edi Rama kontrollon hetimin. 

Skema “Tahiri” do të funskionojë edhe për bashkëpunëtorin e tij, Klement Balili. Prandaj Drejtori i Transporteve të Edi Ramës, të cilin Partia Demokratike e denoncoi 5 vjet më parë si person kyç në trafikun ndërkombëtar të drogës, ka pranuar të vetëdorëzohet. 

Gjatë gjithë kësaj kohe, Klement Balili, ka patur mbështetjen e qeverisë së Edi Ramës.

Ka jetuar në Sarandë dhe zonat përreth saj nën mbrojtjen e Edi Ramës

Megjithëse në kërkim ndërkombëtar, kompania e tij ka marrë, deri pak muaj më parë, 77 tendera nga qeveria e Edi Ramës, shumicën e tyre pa garë.

Pasuria e tij, përfshirë edhe resortin luksoz në Sarandë, është ruajtur e paprekur nga qeveria e Edi Ramës. Të gjithë në Sarandë e dinë se konfiskimi i resortit luksoz është vetëm fasadë dhe se Klement Balili e menaxhon në të vërtetë resortin, me të cilin mban peng Edi Ramën.   

Propaganda nuk do ta ndihmojë Edi Ramën të shesë si sukses skemën e dorëzimit të kontrolluar të Klement Balilit për ta mbrojtur atë, njësoj si Saimir Tahirin.

Ky nuk është rasti për të duartrokitur Policinë, por për të kuptuar se Policia, qeveria dhe drejtësia janë, për fat të keq, në duart e një njeriu të vetëm, që ka lidhur fatin e pushtetin të tij me fatin e krimit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *