Vendosni fjalën kyçe....

Skënderbeu fitore jetike në Krujë, Bylis e Tirana ndahen në ‘paqe’


Bylisi e Tirana janë ndarë në një barazim pa gola në sfidën e pasdites së sotme.

Pritësit enden në fundin e renditjes dhe janë pjesë e garës për mbijetesë. Kampionët në fuqi nga ana e tyre janë në mesin e renditjes dhe teorikisht synojnë pjesëmarrjen në Ligën e Europës sezonin që vjen.

Në ndeshjen tjetër të pasdites së sotme, Skënderbeu arriti një fitore tejet të rëndësishme në fushën e Kastriotit.

Korçarët arritën të fitojnë 2-0 duke marrë një rezultat tejet të rëndësishëm në luftën për mbijetesë ndërsa krutanët humbën një rast të artë për t’u shkëputur edhe më shumë nga zona e ftohtë.

Java e 31-të mbyllet nesër me sfidat Laçi-Kukësi, Vllaznia-Teuta e Partizani-Apolonia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *