Vendosni fjalën kyçe....

Tjetër tërmet godet sot jugun e vendit


Pas tërmetit që tronditi jugun e vendit, një tjetër tërmet ka goditur sot vendin tonë. IGJEUM bën me dije së lëkundja e regjistruar sot, ka pasur epiqendrën 4 km në lindje të Borshit. Termeti ka qenë me magnitudë 2.1 dhe ka qenë në një thellësi 19 km.

Ndërkohë tërmeti i djeshëm ka qenë më i fuqishëm duke shkaktuar panik te njerëzit si dhe dëme materiale.

“Me date 04.01.2018 ora 19:26:39(GTM) Instituti i Gjeoshkences, Energjise, Ujit dhe Mjedisit ka regjistruar nje lekundje temeti me magnitude 4.8 rihter me koordinata 40.05  veri dhe 19.88 lindje me thellesi 27 km me epiqender ne Borsh”, njoftonte IGJEUM.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, janë dëmtuar  5 banesa në fshatin Kuç. 4 prej banesave kanë dëmtime të lehta dhe 1 është dëmtuar më rëndë.

 “Nga te dhenat paraprake nuk ka njerez te lenduar por vetem deme materiale ne 5 banesa ne fshatin Kuç. 4 prej banesava kane demtime te lehta dhe 1 eshte demtuar me rende. Jemi ne kontakte te vazhdueshme me sallen e policise specialistet e emergjencave civile dhe kryetaret e njesive administrative”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *