Vendosni fjalën kyçe....

Çupi për Ramën: I pari për pasurinë vetjake, rekordi i radhës


Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, ka reaguar lidhur me raportin e Eurostat, që i rendit të ardhurat e banorëve të Veriut të Shqipërisë vetëm sa 24% e mesatares së shteteve të Bashkimit Europian (BE), duke e konsideruar atë rajonin më të varfër të Europës.

Çupi shprehet se ky raport e shpall Ramën si kryeministrin më rë dashur për oligarkët dhe më të urryerin për shqiptarët.

“Rekordi i radhës i qeverisë Rama shënohet për klasifikimin në krye të varfërisë për Europën.

Kjo renditje e shpall kryeministrin më të dashur për oligarkët e tij e më të urryerin për Shqiptarët. I pari per pasurine vetjake dhe i fundit per pasurine e qytetareve shqiptare.

Kështu sipas të dhënave nga Statistikat Europjane , veriu i Shqipërisë është rajoni më i varfër në Europë, ku të ardhurat e banorëve janë sa 24% e mesatares së Bashkimit Europian.

Rajoni i tretë më i varfër i Europës është Jugu i Shqipërisë, me 29.52% të mesatares së Bashkimit Europian.
Të ardhurat për frymë të Shqipërisë janë sa rreh 30% e mesatares së BE-së, duke e renditur edhe si shtet si më të varfërin e Europës. Serbia dhe Maqedonia e kanë këtë tregues në rreth 37% dhe 35% përkatësisht, ndërsa në mal të Zi është rreth 40%.”, shkruan Çupi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *