Vendosni fjalën kyçe....

Bien pre e hakerave, vidhen të dhënat e 389 deputetëve të Bundestagut gjerman


Supergrabitja e të dhënave në Gjermani ka prekur politikanë, persona të famshëm dhe gazetarë.

Bëhet fjalë për të dhëna private, shpeshherë intimetë rreth 1000 politikanëve, personave të famshëm e gazetarëve që pasi janë vjedhur janë shpërndarë në një faqe në rrjetin “Twitter”.

Ndërsa në rastin e personave të botës së spektaklit kjo gjë nuk ka ndonjë rëndësi të madhe, në rastin e politikanëve, situata është e brishtë.

Nga kjo janë prekur shumë deputetë gjermanë, më shumë se gjysma e tyre. Sipas “Bild” bëhet fjalë për 389 deputetë nga 709 deputetë që ka gjithsej parlamenti gjerman.

Të vetmit që i kanë shpëtuar vjedhjes së të dhënave janë deputetët e partisë së ekstremit të djtahtë, AfD. Në të dhënat që janë vjedhur bëhet fjalë për numra telefoni, adresa, fotografi dhe dokumente private dhe sekrete.

Më shumë se 200 deputetë të CDU/CSU janë prekur nga vjedhja e të dhënave, SPD ka rreth 90 deputetë në këtë listë kurse Die Linke, Die Grünen dhe FDP kanë më pak deputetë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *