Vendosni fjalën kyçe....

Prej dy muajsh në arrati, dy të rinjtë sfidojnë policinë me LIVE në “Facebook” (VIDEO)


Policia e Kosovës ka më shumë se dy muaj që është vënë në kërkim të Kastriot Shala dhe Leutrim Latifi, të cilët akuzohen për raste të grabitjeve të armatosura.

Por dy djemtë, pavarësisht se janë prej dy muajsh në arrati, kanë sfiduar policinë duke bërë transmetime live në “Facebook”, e madje duke treguar edhe vendndodhjen e tyre.

“Le t’na qesin çdo ditë në fotografi se këtu s’po të kthejshin. A të ka marrë malli me pa sheshin “Nëna Terezë”, kqyre bab’…”, thotë Shala.

Në videon e siguruar nga “Indeksonline”, ata shihen teksa mburren se kanë kogja ‘lekë’ me vete.

“Kem pare sadush… Po shëtisim midis Spanije me shofer. Problem e kanë me na qit në kokërr të shpinës. Sa të kemi pare, problem është me na rrzu”, thonë ata, të cilët duket se nuk kanë frikë nga autoritetet, pasi herë pas here publikojnë foto dhe video në rrjetet sociale.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *