Vendosni fjalën kyçe....

‘E kemi çmimin e naftës më të lartë se në Angli, le nam’, qytetarët kundër Ramës


‘Nga 1 janari, trefish më pak taksa mbi fitimin për sipërmarrjen e vogël nga 8 në 14 milionë lekë (të reja) xhiro vjetore 91% e bizneseve në Shqipëri me taksën më të ulët në rajon, nga 0 – 5%. Më shumë investime, më shumë punësim, më shumë mundësi për rritje pagash’. Kjo ishte një nga deklarat e sotme të Ramës dhe që ka sjellë shumë komente dhe reagime nga ana e qytetarëve.

Rama këtë postim e shoqëroi edhe me një video në Facebook por qytetarët janë shprehur të pakënaqur në lidhje me pagat dhe taksat në vendin tonë. Madje një prej tyre u shpreh i pakënaqur edhe me çmimin e naftës. Rama nuk ka kthyer asnjë koment ndaj qytetarëve.

Komenti 1

Zoti Rama gjithë i ke berë të lumtë po ul çmimin e naftës e ngri pensionet,  e rrit rrogen se lam nam në shqipri. O nafta ma lart se në Angli me beso ca rroge mer ne angli ca rroge me ne shqipri mendoje ti tani.

Komenti 2

Aman shifni si punojn puntoret me paga minimale e ju i qani hallin fitimit te biznest te madhe.Puntoret e shkrete shfrytezohen e ju pasuroni pronaret.