Vendosni fjalën kyçe....

Spitali i Lezhës pa mjekë, materniteti nuk punon 24 orë


Spitali i Lezhës është pa mjekë dhe ky është një nga problemet kryesore të banorëve të zonës aty. Urgjencat mbulohen me mjekë part time që kanë dalë në pension ose ka shtim oraresh për mjekët që janë aktualisht.

Jo të gjitha shërbimet janë 24 orëshe dhe këtë problem e ka edhe materniteti.  Për Abc news nëndrejtoresha e Spitalit të Lezhës, Valbona Prenga, thotë se duhet që këto vende vakante të mbulohen me mjekë të rinj që do të certifikohen.

“Pritet që në fillim të vitit tani që mbarojnë dhe specializimet do vijnë mjekë specialistë, kardiologë, mikrobiolog, hematolog, renimator. Aktualisht me bonus janë mjeku renimator dhe mjeku kardiolog”, tha ajo.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *